Take a fresh look at your lifestyle.

Këto janë çmimet e vaksinave antiCOVID

Ministria e Shëndetësisë ruse ka publikuar çmimet e vaksinave antiCOVID të cilat janë duke orperaur tani për tani nëpër botë.

Sipas kësaj grafike më së shtrenjti kushton vaksina e Modernas, apo 37 dollarë, pastaj vaksina Sinovac, 30 dollarë, më pas Pfizer-BioNTech, 20 dollarë, e Astra Zenecas 4 dollarë, derisa nga 10 dollarë kushtojnë vaksinat Johnson&Johnson dhe Sputnik.

Në Kosovë qytetarët janë duke u vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca. Që nga momenti kur ka nisur vaksinimi i qytetarëve të Kosovës më 29 mars e deri më sot, janë vaksinuar afër 21 mijë qytetarë, për t’u mborjtur nga koronavirusi.

Në qendrën e vaksinimit “1Tetori” në Prishtinë vetëm sot janë vaksinuar 65 persona, prej tyre 47 kanë qenë persona mbi 75 vjeç me sëmundje kronike, 12 të moshuar mbi moshën 80 vjeçe, 6 profesionistë shëndetësor.