Take a fresh look at your lifestyle.

‘E pabesueshme, e papërballueshme’: Qumili shkon te varri i Cimës

Sevdai Radogoshi i njohur me emrin Qumili, ka shkuar sot te varri i mikut të tij Rasim Thaçi – Cima.

Një muaj më parë, më 26 mars u nda nga jeta humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.

Aktori kishte qenë i shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19, ndërsa më 26 mars e humbi betejën me këtë virus.

Ai la boshllëk të madh e vepra të shumta, ndërsa familjarët e miqtë e kujtojnë me shumë mall e me kujtimet më të bukura që kishin me të.

Miku dhe kolegu i tij, Sevdai Radogoshi-Qumili, e kujtoi aktorin me disa imazhe të realizuara ndër vite nga xhirimet e skeçeve të ndryshme.

Humoristi po ashtu postoi edhe një fotografi nga vizita që i ka bërë varrit të aktorit, ndërsa thotë se është e pabesueshme që ai më nuk është në mesin tonë.

“E pa besushme, e pa perballushme !!! O Zot i madh meshiro… 🙏🙏🤲🤲”, shkruan Qumili.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë: