Take a fresh look at your lifestyle.

Kështu u pritën ushtarët britanikë nga familjarët e tyre, pas kthimit nga misioni në Kosovë

Ushtarët britanikë që kanë shërbyer në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it, janë kthyer në shtëpitë e tyre në Britani të Madhe.

Ushtria britanike në rrjetin social Twitter ka publikuar pamje të këtyre ushtarëve.

Në videon e publikuar, shihet edhe pritja që i është bërë ushtarëve pas përfundimit të misionit të tyre në Kosove.

Ushtarët mes tjerash në këtë video tregojnë edhe për vështirësitë që kanë pasur gjatë shërbimit në pandemi.

Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.