Take a fresh look at your lifestyle.

Ngritet çmimi i kafeve në disa qytete të Kosovës, AKK paralajmëron hetim

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka shprehur shqetësimin për ngritjen e çmimeve të kafeve dhe produkteve të tjera.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në disa prej lokaleve të gastronomisë në Kosovë, ka pasur ngritje të çmimit të kafesë, përcjell Demokracia.com.

“Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyre veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomeve”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infeksionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njëjtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkërisht me marrëveshje t’i ngritinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera.

Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyre veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomeve