Take a fresh look at your lifestyle.

Për kë do të votojë Daut Haradinaj në Shqipëri?

Zgjedhjet në Shqipëri që do të mbahen nesër ishin në fokus të veçantë për shumë personazhe këtu në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Përveç Albin Kurti që tashmë dihet se do të votojë dhe për kë të votojë, edhe Daut Haradinaj po qëndron në Shqipëri, duke veçuar se atje sot është heshtje zgjedhore.

Ai përmes disa fotografive ka treguar se po qëndron në bregdetin shqiptar, dhe ka shkruar shkurt “heshtje zgjedhore në Shqipëri”, pa dhënë ndonjë detaj se a do të votojë nesër a po thjesht ka shkuar për qejf.

Kujtojmë, që Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 25 prill, ditë e diel, ku gara kryesore politike po zhvillohet në mes të Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD).

PS-ja e Ramës synon mandatin e tretë të qeverisjes, kurse PD-ja e Lulëzim Bashës rikthimin në pushtet pas tetë vjetësh në opozitë.