Take a fresh look at your lifestyle.

BBC shkruan për “heroin” që ndaloi shoferin në mes të Tiranës e shpëtoi dhjetëra jetë

Mediumi prestigjioz britanik ka shkruar për të riun shqiptar, i cili ndaloi shoferin e një makine që po terrorizonte qytetarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë.

E përditshmja britanike ka përshkruan ngjarjen që ndodhi sot në Tiranë.

“Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi hyri me makinë në një shesh në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Makinën arriti ta ndalte një kalimtar, i cili hyri përmes dritares”.

“Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist. Shumë njerëz po prisnin në radhë për t’u vaksinuar në atë kohë në sheshin “Skenderbej”, thuhet në shkrimin e mediumit britanik.

Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar po voziste nën ndikimin e drogës.