Take a fresh look at your lifestyle.

Deri në orën 15:00 votuan 38.25% e qytetarëve në Shqipëri

.Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit në Shqipëri, 38.25% është pjesëmarrja në rang vendi nga raporti i 1.998 qendrave të votimit nga 5.199 sa janë gjithsej.

Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 26%. Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017.

Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20.4%.

Në qytetin e Lushnjes kanë votuar 13.607 votues nga 45.076 totali edhe pjesëmarrja është 30%.

Krahasuar me vitin 2017 në orën 15:00, ka tendencë të rritjes së daljes për të votuar.