Take a fresh look at your lifestyle.

E frikshme, vetura futet në sheshin e Tiranës, rrezikon jetën e qytetarëve

Vetura futet në sheshin e Tiranës, rrezikon jetën e qytetarëve

Një person është futur me veturë mespërmes sheshit “Skënderbej” në Tiranë duke rrezikuar jetën e qytetarëve e duke bërë manovra të rrezikshme. Një i ri e ka ndaluar, pasi ngjarja mund të kishte pasur pasoja tepër të rënda.

Drejtuesi i veturës, i identifikuar si Nertil Qazimi, ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa para se të kapej nga Policia, ai u shpreh se nuk e kuptoi çfarë po ndodhte, raporton “ABC News”.

Para se të futej në shesh, shoferi i veturës përplasi disa vetura të tjera në mes të Tiranës.