Take a fresh look at your lifestyle.

Nis numërimi i kutive të para në Shqipëri

Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Në këtë bashki të Qarkut të Korçës janë 7 qendra votimi për t’u numëruar. Pusteci ka gjithsej në listë 4366 zgjedhës.

Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë në rang vendi 48.59% e zgjedhësve.

Pritet që procesi i numërimit të nisë së shpejti edhe në qarqet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit.