Take a fresh look at your lifestyle.

Petkoviq: Është e qartë tani se Kurti dëshiron “Shqipërinë e Madhe”

Drejtori i së ashtuquajturës zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar pas votimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e Kurti, në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është “një hap më tej në realizimin e idesë së tij për Shqipërinë e Madhe”.

“Kushdo që ka pasur dilema deri më tani lidhur me planet e Albin Kurtit për të formuar një” Shqipëri të Madhe “mund të shohë sot që Kurti po tregon para gjithë publikut ndërkombëtar se qëllimi i tij i parë, i vetëm dhe themelor është të formojë këtë krijim të rrezikshëm që minon drejtpërdrejt paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor“, tha Petkoviq në një njoftim për shtyp.

Petkoviq shtoi se pjesëmarrja e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri dhe mesazhet që ai dërgoi nga atje ishin vetëm “një hap më tej në realizimin e idesë së tij për Shqipërinë e Madhe”.

Sipas tij. Do të ishte mirë nëse, në vend që të ëndërronte një ‘Shqipëri të Madhe’, Kurti të tregonte një zell të tillë kur bëhet fjalë për dialogun dhe formimin e Bashkimit të Komunave Serbe, “në vend që të vazhdonte të shkelte Marrëveshjen e Brukselit për më shumë se 3,000 ditë tani”