Take a fresh look at your lifestyle.

Dëmtohet gypi, banorët në rrugët “Llapi” dhe Ilir Konushevci” mbeten pa ujë të pijshëm

Njofton ujësjellësi

Për shkak të një dëmtimi të gypit sot në rrugën e “Llapit” në Prishtinë, konsumatorët e kësaj zone kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga ora 18:30.

Dëmtimi i gypit të ujit ka ndodhur nga palë të treta, ndërkohë ekipet operative po merren me sanimin e defektit, njofton KRU Prishtina, sipas së cilës ende nuk dihet se kur do të kthehet gjendja në normalitet me furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët duke filluar nga rruga e “Llapit” e deri te ajo “Ilir Konushevci”.

“Është bërë dukuri dëmtimi i gypave të ujit nga palë të treta si një papërgjegjësi e procesit të punimeve të tyre”, thuhet në njoftim