Take a fresh look at your lifestyle.

“Edhe dy javë”, kështu u befasua Lul Raka nga bashkëshortja për ditëlindje

Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, muajin e kaluar për ditëlindje ka marrë një dhuratë të veçantë nga gruaja e tij.

Më 21 mars të këtij viti ai ka mbushur 52 vjeç.

Ndërsa, në këtë ditëlindje ai është befasuar nga bashkëshortja dhe nipi i tij me tri ëmbëlsira.

Dy prej të cilave me mesazhe të veçanta.

Njëra me mbishkrimin “ Edhe dy javë” ndërsa tjetra me figurën që simbolizon virusin COVID-19.

Mbishkrimi “Edhe dy javë”, vie si shaka pas deklaratave të Rakës gjatë pandemisë, se dy javët e ardhshme janë vendimtare.

Kujtojmë që Lul Raka është angazhuar që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ai është edhe kryesues i Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19.