Take a fresh look at your lifestyle.

Fiton Napoli, e zhvendos Juventusin jashtë zonës Champions

Napoli ka arritur të shënojë fitore të pastër në udhëtim ndaj Torinos me rezultat 0:2, në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

Dy golat u shënuan brenda dy minutave, 11 dhe 13.

Fillimisht Bakayoko, e më pas realizoi edhe Osimhen.

Me këtë fitore, Napoli del në pozitën e katërt me 66 pikë, kurse e zhvendos Juventusin në zonën e Evropa Ligës.

Në anën tjetër, Torino e thellon krizën, teksa gjendet në vendin e 16 me baraz pikë me Beneventon në zonën e kuqe.