Take a fresh look at your lifestyle.

Aksident në Gjakovë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka nododhur sonte mes dy automjeteve në Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të ditur se nga aksidenti kanë pësuar lëndime tre persona.

“Sonte, rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën ‘Faik Konica’ në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, por pa rrezik për jetë”, ka njoftuar policia.