Take a fresh look at your lifestyle.

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 6 persona të lënduar

Minuta më parë ka ndodhur një aksident trafiku rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq.

Në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, ku gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Nga informatat fillestare, në aksident trafiku të ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë kërkuar tretman mjeksëor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë“.