Take a fresh look at your lifestyle.

E moshuara iu bie zileve të shtëpive në gjysmë të natës, policia në kërkim të saj

Policia në Angli ka nisur një kërkim urgjent ndaj një gruaje të moshuar, e cila është parë “e hutuar” duke iu rënë zileve të shtëpive në gjysmë të natës

Sipas mediave atje, policia e West Midlands ka deklaruar se guraja u pa në një gjendje të hutuar” pasi i ra ziles në një adresë në Holyhead Road, Coundon pak para orës 3, mëngjesin e së mërkurës.
“Video nga zilja e derës tregon se ajo duket e hutuar dhe jo e veshur për motin. Ne kemi oficerë që patrullojnë zonën, por nuk kemi raport për ndonjë person të zhdukur”, ka shkruar në Twitter policia e West Midlands.