Take a fresh look at your lifestyle.

Kosova pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19

Kosova pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19, shkruan Gazeta Metro.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.

“Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot u takua me Ambasadoren e Francës Znj. Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Z. Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në këtë takim, Ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vakinave.

Kujtojmë, që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja.