Take a fresh look at your lifestyle.

Rama në fjalimin e fitores: Shqipëria fitoi, më mungon sot nëna ime

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si fitore të gjithë Shqipërisë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Para mbeshtetësve në sheshin “Skënderbej”, Rama i falenderoi të gjithë, sipas tij për besimin që i dhanë për t’i qeverisur edhe katër vite.

Gjithashtu, i prekur, Rama tha se kjo është fitorja e tij e parë, pa pasur nënën e tij.

“Jam krenar për shqiptarët, qe me votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri. Shqipëria,veproi, vendosi, firoi. Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitoi besimi ynë se ky vend bëhet dhe bindja jonë se ky vend është misioni ynë. Fitoi pakënaqësia jonë, duke punuar më shumë. Fitoi durimi ynë i kalitur në vështirësi të mëdha dhe gatishmëria jonë për të derdhur djersë”, tha Rama.

“Fitoi forca më e madhe. Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja mos e harroni kurrë se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të katër viteve që kemi përpara. Ta bëjmë natën ditë me punë të palodhur. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt q ëmë ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte, dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe që shpresoj që tani po më sheh nga atje lart, nëna ime Aneta”, shtoi Rama.