Take a fresh look at your lifestyle.

Njihuni me fëmijën 12-vjeçar, i cili u regjistrua brenda një jave edhe në shkollë të mesme, edhe në fakultet

Njihuni me fëmijën 12-vjeçar , i cili u regjistrua brenda një jave edhe në shkollë të mesme, edhe në fakultet

Një fëmijë 12-vjecar nga Karolina Veriore e shfrytëzoi rastin gjatë kohës së pandemisë për të bërë disa kurse shtesë në shkollë. Një vit më vonë, Mike Wimmer, nga Salisbury po përgatitet si për shkollën e mesme ashtu dhe për fakultet, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Wimmer mbaroi katër vite shkollore brenda një viti: dy vjet në shkollë të mesme dhe dy të tjera në shkollën teknike.

Pavarësisht ndryshimit në vjet që ai e ka me shokët e klasës, Wimmer tha se ia kalon mirë me ta dhe se ka interes të veçantë për robotikën, në veçanti në matematikë dhe në shkenca.

Ai mësoi programimin dhe robotikën përmes videove online, duke krijuar edhe ‘startup’-in e tij të quajtur “Reflect social”, që është një kombinim i rrjeteve sociale me elementet e atë që në anglisht quhet “Internet of things”.