Take a fresh look at your lifestyle.

Stoltenberg: Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka njoftuar se me Kurtin kanë biseduar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se NATO mbështet përpjekjet për të ri-aktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Mirëprita Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg.