Take a fresh look at your lifestyle.

Ligji nuk vlen për disa – Ja anëtarët e familjes mbretërore qe mund të arrestohen dhe ata që nuk munden

Mbretëresha dhe familja mbretërore po që gëzojnë shumë privilegje, por çfarë ndodhë nëse ata e thyejnë ligjin?

Familja mbretërore gezon disa privilegje që shumica e qytetarëve tjerë nuk i kanë, por vetëm mbretëresha është e vetmja që nuk mund të arrestohet, shkruan lajmi.net.

Ajo ka imunitet sovran, që do të thotë se ajo nuk mund të bëjë asnjë gabim.

Drejtësia zbatohet në emër të mbretëreshës Elizabeth II, dhe prej këtu rrjedh shprehja “shërbejmë për nder të madhërisë së saj”.

Ky term përdoret kur një kriminel dënohet me burgim.

Në kohët e hershme të Anglisë, sovrani i shtetit ishte figura kyçe e ligjit dhe gjithashtu ligjvënësi. Secili sovran ka shtuar ligje të reja dhe çdo gjë u përshtat me “drejtësinë” e tyre.

Edhe pse kjo metodë e ligjvënies nuk përdoret më në Angli, mbretëresha përsëri mbetet një simbol i rëndësishëm se në emër të kujt zbatohet ligji.

Edhe pse asnjë ligj nuk e dënon mbretëreshën brenda Britanisë, ajo përsëri është shumë e kujdesshme që të mos e shkel ligjin kurrë.

Si mbretëreshë ajo nuk mund të zbatoj ligjin mbi veten, sepse asgjë që ajo bënë nuk është ilegale.

Por ajo është e vetmja me këtë privilegj. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore mund të arrestohen.

Kushdo që merr titullin e mbretit – sovranit – në të ardhmen, ata do të kenë të njëjtin privilegj. Gjithashtu një rregull tjetër është që, askush nuk mund të arrestohet në prezencë të sovranit, ose brenda territorit të pallatit mbretërorë.

Pra, pallati Buckingham dhe Kensington janë zona të paprekshme për policinë.

Me imunitetin e sovranit, mbretëresha nuk ka nevojë për leje të vozitjes, edhe pse ajo ka vozitur që në moshën 18 vjeçe.

Mbretëresha poashtu është e vetmja anëtare e familjes mbretërore që mund të udhëtoj pa pasaportë, sepse pasaportat lëshohen në emër të mbretëreshës.