Take a fresh look at your lifestyle.

5 mijë vaksina anti-COVID arrijnë të mërkurën në Kosovë

Kosova të mërkurën do të furnizohet me 5 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku. Ajo ka thënë se pas kësaj dite, vaksina do të vijnë pandërprerë në vendin tonë.

Postimi i plotë i saj:

Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!

Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.

Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.

Ajo çfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.

Beteja vazhdon!