Take a fresh look at your lifestyle.

I mituri nga Suhareka rrokulliset me veturë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti në Suharekë

Sipas raportit 24-orësh të policisë një person i mitur ka qenë duke e ngasë veturën dhe siç njofton policia e ka humbur dhe është rrokullisur, përcjell Demokracia.com.

“Suharekë 01.05.2021 – 18:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) duke vozitur automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Si pasoj, lëndime ka pësuar vetë i dyshuar dhe pasagjeri i tij viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia më tej ka njoftuar se të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar.