Take a fresh look at your lifestyle.

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Llugë të Podujevës

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë e Podujevës.

Në aksident ishin të përfshira pesë vetura.

Kështu bëri të ditur për Klan Kosova, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë pesë automjete. Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.