Take a fresh look at your lifestyle.

Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19

Ditëve të fundit janë raportuar shifra më të ulëta të rasteve ditore me COVID-19, megjithatë vendi numëron saktësisht 8307 raste aktive më këtë sëmundje.

Vetëm në raportin e fundit të IKSHPK rezultuan 160 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 160 raste pozitive”, ka njoftuar dje IKSHPK.