Take a fresh look at your lifestyle.

PS mbledh 47 nënshkrime për shkarkimin e Ilir Metës

Partia Socialiste ka mbledhur 47 firma për nismën e shkarkimit të Presidentit të Republikës së Shqipërsë, Ilir Meta.

Kërkesa është dërguar në organet e Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve është mbledhur dhe ka miratuar edhe kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit.

Data e hapjes do të jetë pikërisht 4 maji, ku do të njoftohet edhe nisma për shkarkimin e Metës.

Fillimisht, ajo do të kalojë në komisionin hetimor parlamentar.

Akuza e ngritur nga socialistët, është shkelja e Kushtetutës.

Për ta shkarkuar Metën, shumicës i duhen dy të tretat e votave të Kuvendit, pra 94 të tilla. Në të kundërt, në rast të dështimit të shkarkimit në Kuvend, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese.

Seancat e tjera. do të mbahen më 6 maj, 13 maj dhe 20 maj./Albanianpost