Take a fresh look at your lifestyle.

Adriatik Kelmendi vaksinohet me AstraZeneca

Gazetari Adriatik Kelmendi ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 në Kosovë.

Organizata dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë kanë mundësuar që të punësuarit e tyre, si dhe familjarët, ta marrin vaksinën nga mekanizmi COVAX i BE-së, prandaj edhe Kelmendi mori vaksinën si familjar, njofton Klan Kosova.

“Unë sot e mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duke qenë bashkëshort i Zanës, e punësuar në UN Women”, ka shkruar ai.

“Uroj që të gjithë kosovarët sa më shpejtë të kenë mundësi t’i marrin vaksinat dhe Kosova të mos mbetet vendi i fundit në Evropë me furnizim me vaksina”.