Take a fresh look at your lifestyle.

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Temperaturat.

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërsa të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

”Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.