Take a fresh look at your lifestyle.

Vajza e Jakup Krasniqit me fjalë prekëse për babain

Sot bëhen gjashtë muaj prej kur ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Jakup Krasniqi i arrestua nga Gjykata Speciale.

E këtë e shpreh vajza e tij, Gresa Krasniqi në një postim në ‘Facebook’ që këto gjashtë muaj i duken si 600 vite

Ajo thotë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar prandaj edhe e përfundon duke thënë se liria e ka emrin e UÇK-së dhe babait të saj.

Postimi i saj i plotë:

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”

Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes.

6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia.

6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë.

6 muaj liri e mohuar pa te drejt!

Liria ka emër- UÇK

Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi