Take a fresh look at your lifestyle.

24 viktima dhe 323 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2 mijë e 928 teste të kryera janë regjistruar 323 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 96 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 714 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 24 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153 mijë e 197 raste, prej të cilëve 135 mijë e 367 janë shëruar, kurse 5 mijë e 16 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 12 mijë e 754 raste aktive me COVID-19.