Take a fresh look at your lifestyle.

Gjendja në Spitalet e Kosovës: Nga 441 pacientë me COVID-19, 400 në oksigjeno-terapi

550 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së 441 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19, nga të cilët 32 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 400 të tjerë me oskigjeno-terapi, përcjell Demokracia.com

226 pacientë janë të shtrirë në QKUK, 80 në klinikat e Pulmologjisë dhe 324 në spitalet e përgjithshme, ku numrin më të lartë të pacientëve e ka Spitali i Pejës me gjithsej 77 pacientë.

Postimi i plotë:

Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë

12 prej tyre në gjendje të rënduar

163 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

179 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 98 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 30 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë

18 prej tyre në gjendje të rënduar

278 të konfirmuar pozitivë

221 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 51 pacientë

Spitali i Gjakovës, 69 pacientë

Spitali i Pejës, 77 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Ferizajt, 41 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë