Take a fresh look at your lifestyle.

Kadri Veseli sot u kthye në Hagë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është kthyer në Hagë sot.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se Veseli të mërkurën ka mbërritur në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për tri ditë, Veseli ka qëndruar në Kosovë, për siç ka bërë të ditur Gjykata Speciale, arsye familjare.

KOHA pati marrë vesh se babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.