Take a fresh look at your lifestyle.

Kjo është mosha e katër personave që vdiqën nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima nga virusi COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 153 raste të reja të infektuara.

Ndërsa, edhe sot shihet një numër më i ulët i testeve të kryera në krahasim me fillimin e muajit të kaluar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç)”.