Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti apo Haradinaj, Kadrijaj tregon se kush është më i fuqishëm në dialog përballë Vuçiqit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar transparencë në procesin e dialogut, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se shpreson që kryeministri Albin Kurti të mos e sjell në Kosovë një marrëveshje me Serbinë e që është në dëm të Kosovës.

Lexo Edhe:Kanadaja vendi i parë që miraton vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët mbi 12 vjeç

“Në momenti që nuk ka transparencë në një proces mundet edhe me na befasu. Po du me shpresu që nuk ka me na e sjell një marrëveshje të keqe që është në dëm të Kosovës, prandaj po kërkojmë që ky proces të jetë transparent”, ka thënë ajo në emisionin “Frontal”, në T7.

Ndër të tjerra ajo tha se nuk duan që të befasohen me marrëveshjen që mund të nënshkruaj Kurti në Bruksel.

“Kërkojmë që procesi të jetë transparent, dhe të ndërtohet një platformë që e përfshinë opozitën, shoqërinë civile, mediat dhe të ketë në përmbajtje temat që do të trajtohen në dialog”, ka thënë ajo.

E pyetur se a është Ramush Haradinaj apo Albin Kurti më i fuqishëm përballë presidentit serb Aleksandër Vuçiq ajo tha se Haradinaj.

“Haradinaj është më i fuqishëm. E ka dëshmuar këtë”, tha ajo.