Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohen dy të rinj në Mitrovicë, dyshohen për sulm të rëndë

Aksioni i policisë.

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Mitrovicë si të dyshuar për veprat penale “Sulm dhe Lëndim i rëndë trupor”.

Rasti kishte ndodhur më 9 prill të këtij viti ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, në orët e pasdites së sotme, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale Sulm dhe Lëndim i rëndë trupor , kanë arrestuar dy persona të dyshuar R. S., 23 vjeçar dhe K. P.,23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”,
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë