Take a fresh look at your lifestyle.

Caktohet kryetari i Komisionit për shkarkimin e Metës, pjesë dhe opozita

Është caktuar kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Mediat në Shqipëri kanë mësuar se ky komision do të drejtohet nga deputeti socialist Alket Hyseni.

Pjesë e komisionit do të jenë edhe tre deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani, shkruan Opinion.

Emrat pritet t’i dërgohen për miratimin ditën e nesërme Kuvendit i cili do të mblidhet për të dytën herë gjatë kësaj jave në seancë plenare.

Presidenti Ilir Meta ishte thirr ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve për t’u njohur me argumentet e 50 deputetëve socialistë që kanë kërkuar shkarkimin e tij, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Kreu i shtetit nuk u paraqit në komision, ndërkohë që presidenca sqaroi se arsyeja ka qenë axhenda dhe takimet për të cilat sipas saj ka qenë në dijeni edhe vetë qeveria.