Take a fresh look at your lifestyle.

Fjalët e fundit të 9 vjeçarit që vdiq pak minuta pasi mbajti motrën e porsalindur në krahë

Një nëntë vjeçar i sëmurë me kancer ka vdekur pak pasi mbajti në krahë për herë të parë, motren e tij të porsalindur, transmeton Gazeta Metro.

Fjalët e fundit të Bailey Cooper për prindërit, vëllanë dhe motrën, kanë prekur të gjithë.

‘’Unë dua të qëndroj, por është koha të shkojë dhe të bëhem engjulli mbrojtës i motrës sime’’, ka thënë Bailey në shtratin e vdekjes.

Trimi i vogël i ka mbijetuar dy herë kancerit, derisa kjo sëmundje e mposhti atë në herën e tretë, transmeton gazetametro.net.

Ndonëse djaloshit doktorët i kishin thënë se ka vetëm disa ditë jetë të mbetura, ai mbijetoi deri në lindjen e motrës së tij.

Me babanë, nënën, motrën dhe vëllanë afër, Bailey e humbi betejën e tij me kancerin natën e Krishtlindjeve.