Take a fresh look at your lifestyle.

Ja çfarë po bënte deputetja Adriana Matoshi, derisa në Kuvend kishte përplasje të ashpër

Një situatë jo fort e këndshme është krijuar sot në Kuvendin e Kosovës, pas përleshjes mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të LVV-së. Megjithatë, deputetja Adriana Matoshi gjithë këtë e ka kapur në një video në telefonin e saj.

Matoshi është parë duke incizuar me telefon, derisa deputetët isin duke u përleshur në dalje të Kuvendit të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Ndërkohë, vlen të theksohet se sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur përleshje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pozitës.

Deputetët e PDK-së po kërkojnë shkarkimin e ministres Donika Gërvalla – Schëarz, pas deklaratave të saj për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së.