Take a fresh look at your lifestyle.

Kosova në mesin e shteteve ku qytetarët preferojnë më së paku vaksinën antiCOVID

Kosova është në mesin e shteteve ku qytetarët më së paku preferojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Sipas një publikimi të kompanisë amerikane analitike Gallup, vetëm 32 për qind e kosovarë preferojnë të vaksinohen.

Sondazhi i Gallupit i vitit 2020, ka nxjerrë Kosovën ndër vendet ku shumica e qytetarëve preferojnë të mos marrin vaksinën.

Sipas sondazhit 56 për qind e kosovarëve kanë thënë se nuk duan të marrin vaksinën antiCOVID.

Në këtë listë kryeson Gaboni me 66 për qind, ndërsa Kameruni është me 65 për qind.

Në listë gjendet edhe Shqipëria me 52 për qind që janë shprehur kundër vaksinimit.

Kosova është ndër vendet ku më së paku qytetarë në botë janë vaksinuar kundër COVID-19, shkaku se ende nuk kanë ardhur sasi e madhe e dozave të vaksinave. Në dërgesën e parë të COVAX-it erdhën 24 mijë doza të AstraZenecas, ndërsa të martën erdhën 4680 doza të vaksinës së Pfizerit.

Gallup ka bërë sondazh në 116 shtete.