Take a fresh look at your lifestyle.

Mot kryesisht me diell në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell. Të shtunën parashihet të ketë rënie të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 16-26 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.