Take a fresh look at your lifestyle.

S’ka finale angleze në Europa League, Arsenali eliminohet, Roma merr fitore të pavlerë

Arsenali është eliminuar nga Europa League, duke barazuar 0-0 në sfidën e kthimit në Londër, derisa në takimin e parë ka humbur 2-1. Në anën tjetër, Manchester United është mposhtur 3-2 nga Roma, por është kualifikuar në finale falë fitores 6-2 në ndeshjen e parë.

U mendua se edhe në Europa League, ashtu si në Champions League, mund të ketë finale angleze, por jo – Manchester United – Villarreal do të jetë finalja në Europa League për sezonin 2021/22.
United ka arritur ta eliminojë Romën, derisa Villarreali Arsenalin.

‘Topçinjtë’ barazuan 0-0 në shtëpi, pas humbjes 2-1 në udhëtim.

Arsenali u mundua, krijoi edhe shanse, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke i thënë kështu lamtumirë Europa Leagues.

Në ndeshjen tjetër, Manchester United e ka eliminuar Romën me rezultat të përgjithshëm 8-5.

United u mposhtë 3-2 në sfidën e kthimit, por arriti në finale falë fitores 6-2 në takimin e parë.

Edinson Cavani i shënoi të dy golat për Unitedin, derisa për Romën shënuan Cristante, Dzeko dhe Zalewski