Take a fresh look at your lifestyle.

Tensione në seancën e Kuvendit: Kastrati i PDK-së e quan “legen” e “qenef” ministrin Peci

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellur me tensione të shumta, pasi opozita ka lëshuar seancën.

Në dalje të sallës janë grumbulluar deputetët e PDK-së, të cilët nuk dilnin nga salla duke hedhur fjalë në drejtim të pozitës.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkuar edhe më larg duke e ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci madje duke e quajtur “legen dhe qenef”, transmeton lajmi.net.

Përpos Kastratit, fjalosje u morën edhe nga deputeti Memli Krasniqi dhe Hajdar Beqa.

Madje të njëjtit flisnin me tonacione të larta, derisa shtyheshin me njëri-tjetrin.

E gjitha kjo ndodhi pas deklarimeve të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës e cila tha se PDK-ja i ka “fajet që u bë Gjykata Speciale” dhe se ajo nuk ka pikur nga qielli.