Take a fresh look at your lifestyle.

“Erdhi dita që Kurti po i arreston me Polici shokët e shoqet me të cilët e ngriti Vetëvendosjen”

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve të Partisë Socialdemokrate, pas aksionit që patën të objekti i Qeverisë së Kosoëvs.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salihu ka thënë se Kurti po i rreh dhe arreston shoqet e shokët, me të cilët dikur e ka ngritur Lëvizjen Vetëvendosje, e po e mbron Donika Gërvallën që e ka quajtur VV’në partnere të miqve të Millosheviqit.

“Erdhi dita! Albin Kurti po i rreh dhe arreston me Polici shoqet e shoket e tij me te cilet e ka ngritur Vetevendosjen, gjersa ne anen tjeter po e mbron Donika Shvarcin qe e ka quajtur Vetevendosjen partnere te miqve te Millosheviqit.

Albin, mbase me pushtet e me borde do te mund t’i blesh servilet e te gjitha ngjyrave, por nuk do te mund ta mbyllesh me pranga brutale dhe as ta fshehesh prapa xhamave te zi te xhipave te verteten e hidhur qe ti je duke i bere te gjitha ato per çfare i ke kritikuar te tjeret”, ka shkruar Salihu.

Ndryshe, pesë zyrtarë të Partisë Sociademokrate janë shoqëruar në stacionin e Policisë, pas një aksioni që kanë mbajtur te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se ata kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndermerr veprimet e duhura para se të njejtit të procedohen në fazën vijuese”, ka thënë Borovci.

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.

Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi ka konfirmuar për Express se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

“Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë ajo