Take a fresh look at your lifestyle.

Gjermania e prerë: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë

Politikani i partisë Të Gjelbrit, Manuel Sarrazin ka thënë se qëndrimi i shtetit gjerman për sa i përket kufijve është shumë i qartë, dhe i pandryshueshëm, shkruan Gazeta Metro.

Sarrazin tha se kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë, dhe askush nuk duhet të flas për ndryshimin e tyre.

Politikani i partisë Të Gjelbrit, Manuel Sarrazin duke folur për “non-paper” tha se këto teste, siç i quan ai kanë nevojë për refuzim të qartë nga Gjermani dhe BE’ja.

Kam bindjen e thellë se të gjitha këto lojëra mendimesh – për mendimin tim edhe teste – kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë. Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë”, tha Manuel Sarrazin për DW.