Take a fresh look at your lifestyle.

Tragjike: Foshnja 1-vjeçare vdes nga COVID-19 në Prishtinë

Një foshnje 1-vjeçare nga Prishtina vdes nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se katër raste të vdekjes dhe 170 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, pas testimit të mbi 2 mijë e 500 mostrave.