Take a fresh look at your lifestyle.

BMW X5 mundohet, por dështon keq të kapë Audi A7 në autostradë

Personi që po e drejtonte veturën BMW X5 M50d, e cila është gjenerata e fundit nga kjo kompani, duket se e ngacmoi njeriun që ishte brenda modelit Audi A7.

Personi në X5 M50d arriti deri në 161 mph (260 km/h) por më pas kufizuesi elektronik i shpejtësisë maksimale filloi dhe e parandaloi veturën që të shkonte më shpejt, transmeton Telegrafi.

Në realitet, SUV me naftë me performancë të lartë ka të ngjarë të prekte shpejtësinë maksimale 155 mph (250 km/h), e jo më shumë, pasi kështu ata janë të programuar që të ndalen te kjo shpejtësi.

Shoferi i Audi A7 ishte aq i mirë sa të ndërronte korsi dhe i lejonte hapësirë që X5 ta kalonte, por BMW thjesht nuk ishte në gjendje të kapërcente Audi-në.

Të dy automjetet e nivelit të lartë kishin gati të njëjtën shpejtësi për një kohë derisa Audi ngadalësoi shpejtësinë për t’u përgatitur për të dalë nga autostrada, por jo para se t’i tregonte shoferit të BMW gishtin e mesëm për ndjekjen me shpejtësi të lartë.