Take a fresh look at your lifestyle.

Një i vdekur dhe 153 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.784 mostra, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes – një 47-vjeçar nga komuna e Mitrovicës.

Janë shëruar edhe 327 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.