Take a fresh look at your lifestyle.

Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, një i vdekur

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

66-vjeçari ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal”, njofton policia.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, ndërsa, policia vazhdimisht po apelon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut për kujdes të shtuar në komunikacion.