Take a fresh look at your lifestyle.

Prokuroria merr vendim për gruan që dyshohet se e mbyti motrën në Fushë Kosovë

Është dërguar në mbajtje një grua e cila dyshohet se e ka privuar nga jeta motrën e saj në Fushë Kosovë.

Siç njofton Prokuroria, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se pas pranimit të informatës nga policia për raportimin e një vdekjeje të dyshimtë në fshatin Vragoli-Fushë Kosovë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante, ku aty është konstatuar një person (i gjinisë femërore) pa shenja jete”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Prokuroria njofton, se sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.