Take a fresh look at your lifestyle.

Punëtorin e zë rryma gjatë punës, arrestohet pronari i firmës

Një person ka pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës deri sa ishte duke kryer punime në një shtëpi private.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës është arrestuar pronari i firmës, përcjell Demokracia.com.

“Fsh. Molliq, Gjakovë, 08.05.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa policia ka njoftuar më tej se viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës.